Njësia Speciale mobilizohet te hyrjet e Kuvendit, protestuesit bllokojnë daljet

Prishtinë | 05 Tet 2026 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është mobilizuar në hyrjet e Kuvendit të Kosovës, pas situatës së krijuar nga protestuesit, raporton Ekonomia Online.

Të gjitha hyrjet e Kuvendit janë bllokuar nga protestuesit, pas vendimit që Ligji për Dhomat e Specializuara të mos hidhet në votim në lexim të dytë.

Në objektin e Kuvendit vazhdojnë të qëndrojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme