Njësia Speciale në Leposaviq

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 12:32 | Nga

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë dukë qëndruar në komunën veriore të Kosovës – Leposaviq.

Konkretisht është Njësia për Reagim të Shpejtë që qarkullon rrugëve të kësaj komune, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës komandanti i policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Ai ka thënë se ky hap është ndërmarr pas incidenteve të fundit në këtë pjesë.

“Atje janë pjesëtarët e Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe kjo masë është ndërmarrë pas incidenteve atje, si ai i Aleksandër Jabllanoviq”.

“Normalisht se këto janë marrë për bazë dhe kjo pjesë është vënë në fokus të veçantë”, ka thënë Hoti.

“Pikërisht pas ngjarjeve të kërcënimeve, për shkak të klimës politike momentalisht – zgjedhjeve të përgjithshme, janë ndërmarrë këto masa”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme