Njësitet e deminimit të FSK-së angazhohen në tri lokacione

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se duke u bazuar në planifikimin për vitin 2024, Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se gjatë këtij viti njësitë e deminimit do të jenë të angazhuara në pastrimin e tri lokacioneve në territorin e Republikës së Kosovës.

“Njësitë e deminimit do jenë të angazhuara në pastrimin në fshatin Muradem, majën e Cvilenit, në zonën e Prizrenit dhe Parkun e Lirisë, në Ferizaj, gjithashtu do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera, që mund të hasen nga qytetarët”, ka thënë Maqedonci. 

Të ngjashme