Njësiti anti-bombë e zjarrfikësit largohen nga Rektorati, ishte alarm i rrejshëm për bombë

Prishtinë | 24 Maj 2022 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Njësi të shumta të Policisë së Kosovës, anti-bombës dhe zjarrfikësit,  janë vendosur sot tek objekti i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

E gjithë kjo për shkak të një alarmi për vendosje të një mjeti shpërthyes.

Mirëpo, pas kontrollimit që i është bërë kësaj hapësire njësitet anti-bomb dhe zjarrfikësit janë larguar nga vendi i ngjarjes, raporton Ekonomia Online.

Deri më tani nuk ka asnjë indikacion, për ndonjë bombë të mundshme.

Të ngjashme