(E plotësuar) Kërcënimi me mjet shpërthyes në Rektoratin e Universitetin e Prishtinës (UP) ka rezultuar të jetë alarm i rrejshëm.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Oborri i Rektoratit qëndroi i bllokuar për disa orë, të martën, pasi ky institucion pranoi kanosje me shpërthim përmes postës elektronike.
Një alarm i tillë u bë edhe të martën e javës së kaluar, dhe rezultoi gjithashtu të ishte i rremë.
Ditëve të fundit, në vendet e rajonit, sidomos në Serbi, alarmet e rreme për bomba kanë qenë të shumta.
Njësiti anti-bombë kontrollon hapësirën te Rektorati i UP-së, pas alarmit për bombë
13:41 – Objekti i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është rrethuar nga njësiti anti-bombë.
Në vendin e ngjarjes ku dyshohet për bombë, pjesëtarët e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese po kryejnë kontrolle me qen dhe pajisje detektuese, raporton Ekonomia Online.