Një det me flamuj amerikanë mund të shihen në lëndinën e National Mall në Washington DC, secili përfaqëson disa nga ata që kanë vdekur shkaku i COVID-19.
Këtë javë, numri i viktimave të coronavirusit kapërceu 200 mijë në SHBA, numri më i lartë i viktimave në botë, raporton BBC.
Për të përkujtuar ata që kanë humbur jetën, Projekti Përkujtimor COVID organizoi që 20 mijë flamuj të mbillen në kryeqytet.
“Kjo humbje ekstreme e jetës është marramendëse,” shkroi grupi në një faqe GoFundMe, duke akuzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump për trajtimin e keq të pandemisë.
Projekti përkujtimor “kërkon të thotë thjesht: këto jetë janë më shumë se një statistikë – ata ishin familje, miq, fqinjë”, shkroi grupi.
Presidenti Trump ka mbrojtur përgjigjen ndaj pandemisë, duke argumentuar se ndërmori veprim të shpejtë për të ndaluar ardhjet nga Kina dhe Evropa në fillim të këtij vitit, midis masave të tjera.