Njihuni me burrin e 97 grave

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 15:13 | Nga

Mohammed Bello Abubakar është një njeri i zënë.
Mohammed, tani 92-vjeçar, është futur në telashe me klerikët, të cilët e akuzojnë se po shkel ligjet fetare duke u martuar me dhjetëra gra.

Maksimumi i grave që një burrë mund t’i ketë, thonë ata, është katër.
Në vitin 2008, Mohammed u urdhërua nga një gjykatë e Nigerisë, që t’i shkurorëzojë 82 nga 86 gratë brenda 48 orëve, ose të përballej me ndëshkim.

Por, ai e sheh si “hyjnore” kryqëzatën e vet martesore, dhe në vend se t’ua vë veshin rregullave, ai zgjodhi që të martohej edhe me më shumë gra të tjera.

Deri tani, ai është martuar 107 herë – edhe pse 10 nga martesat e tij kanë përfunduar në shkurorëzim.

“Një burrë me 10 gra do të humbte vetëdijen dhe do të vdiste, por fuqia ime është dhuratë nga Allahu. E për këtë arsye, unë jam në gjendje t’i kontrolloj 86 gratë e mia”, ka thënë ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme