Arbëri dhe Blerta i kanë dhënë fund beqarisë me një dasëm madheshtore që është mbajtur në Skënderaj.
Në dasmën e djalit të ish komandantit të UCK-së, kanë qenë të ftuar qindra vetë në mesin e të cilëve edhe personalitete të shquara të jetës publike dhe politike.
Duke qenë se babai i dhëndrit, Jetullah Geci është figurë e respektuar e UÇK-së, në këtë gazmend të familjes Geci nga Llausha e Skenderajt kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Në fotot e postuara në Facebook shihet se dasma ka qenë madhështore, por mbi të gjitha kanë qenë qifti i ri, Arbëri dhe Blerta, që kanë shkëlqyer, shkruan Magazina.al.