Francesco Totti ka përlotur shumë tifozë pas largimit të tij nga futbolli të dielën. Në momentin e fundit, kapiteni i Romës dorëzoi edhe shiritin e tij, por ai nuk shkoi për De Rossin.
Totti shkoi në mes të fushës për ta dorëzuar shiritin tek një talent i madh i Romës. Ai është 11-vjeçari Mattia Almaviva që Totti ia dorëzoi shiritin e kapitenit duke përlotur mbi 70 mijë tifozë të pranishëm në “Olimpico”.
Almaviva shihet si e ardhmja e Romës pasi në Romë të gjithë e shohin si pasardhës të denjë të kapitenit legjendar. Gjesti i Tottit ishte për të rinjtë që ëndërrojnë ta bëjnë një karrierë si ai me vetëm një fanellë.
Kujtojmë që Totti zhvilloi 786 ndeshje me vetëm një fanellë, atë të Romës.