Kanceri i lëkurës – si melanoma, baziliomë, karcinomë skuamoqelizore – shpesh fillojnë si ndryshime në lëkurë. Melanoma mund të lind mbi një nishan ekzistues, por mund të vendoset edhe mbi një lëkurë normale. Kur vendoset mbi një nishan, melanoma është më e lehtë të diagnostikohet, pasi që nishani të transformohet në melanomë kërkon një farë kohe. Është totalisht i diagnostikueshëm me sy të lirë.
Dermatologët ndjekin rregullin ABCDE për të zbuluar shenjat paralajmëruese të kancerit të lëkurës:
Asimetria
Nishani është jo simetrik. Krijoni një vijë imagjinare në nishane dhe krahasoni nëse është simetrik në të dyja anët.
Bordura
Ndryshon kufiri apo bordura – nga e rrumbullakët bëhet e thepisur, e vijëzuar dhe e çrregullt.
Ngjyra
Nuk ka një ngjyrë uniforme, por disa nuanca ngjyrash – e kuqërremtë, kafe, blu, e bardhë ose e kuqe.
Diametri
Nishani është më i madh se goma e një lapsi.
Evolium
Po ndryshon – tkurret, rritet, zmadhohet, ndryshon ngjyrë ose fillon të acarohet dhe rrjedh gjak.