R’Bonney Gabriel është shpallur mbrëmë Miss Universe 2022 në edicionin e 71-të të konkursit të bukurisë. R’Bonney Gabriel është 28 vjeç. Ajo konkurronte si Miss USA dhe ka rrënjë filipinase.
Ngjarja u mbajt në New Orleans. Edhe pse edicioni u mbajt në vitin 2023, ky konkurs korrespondon me titullin Miss Universe 2022, i cili u shty për të mos konkurruar me Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar.
Miss Venezuela, Amanda Dudamel, dhe Miss Republika Domenikane, Andreina Martinez, ishin respektivisht shoqëruesja e parë dhe e dytë.
R’Bonney Gabriel ka lindur në San Antonio, Teksas dhe është e Missi i parë me origjinë filipinase që fitoi titullin Miss USA.
Ajo ka diplomë në Dizajn Mode dhe u diplomua në 2018.