Liga Premier e Bjellorusisë po tërheq vëmendjen e të gjithë Evropës, pasi të martën e kaluar u mor vendim që të vazhdohet me ndeshje të futbollit.
Kjo po ndodh kur organizatat kryesore sportive në të gjithë globin i kanë shtyrë garat për shkak të coronavirusit.
Federata e këtij vendi nuk ka vendosur asnjë kufizim në ndeshje dhe mijëra tifozë vazhdojnë të mblidhen në stadiume për të parë ndeshjet e futbollit, ku deri tani janë zhvilluar dy javë.
Ky është kampionati i vetëm në Evropë që ndeshjet luhen.
Me vetëm dy javë të luajtura në sezonin aktual, FC Minsk qëndron në ktye të ligës me gjashtë pikë.
Në këtë kampionat luajnë edhe dy shqiptarë. Elis Bakaj këtë vit ka nënshkruar me kampionin aktual, Dinamo Minsk, ku ka luajtur në dy ndeshjet e para.
Po ashtu edhe Azdren Llullaku është pjesë e këtij kampionati, ku luan me klubin Shakhtyor Soligorsk.
Në këtë vend më shumë se 150 raste janë konfirmuar me coronavirus, por nuk është asnjë vdekje e raportuar. Bjellorusi që ka një popullsi prej 9.5 milionë banor.
Bjellorusia nuk është kombi i vetëm që ka vazhduar ndeshjet e futbollit, pasi edhe Nikaragua vendosi të vazhdojë të luajë.
Numri i rasteve të konfirmuara me virusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën e 800,000, ndërsa numri i vdekjeve shkon në 39,000. Më shumë se 172,000 pacientë janë shëruar.