Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka bërë përzgjedhjen e fituesve për tremujorin e fundit të vitit 2019 për të gjithë qytetarët që kanë mbledhur kuponë fiskalë.
Numrat fitues për periudhën TM4/2019 janë:
72 = 3 fitues
24 = 1, 360 fitues
25 = 1, 380 fitues
ATK-ja njofton se lista e qytetarëve fitues, gjithsej 2 743, do të bëhet publike të premten në ueb-faqen zyrtare të ATK-së. Fituesit, po ashtu, do të njoftohen edhe permes e-mailit.