Kolegë të nderuar, medie dhe opinion publik,
Duke e respektuar mbështetjen e Shoqatës Sindikale te QKUK-së me kryetar Dr. Xhemajl Selmani dhe nënkryetari Agron Kryeziu, si dhe të gjithë Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të kesaj shoqate sindikale për mbështetjen e PROTESTËS dhe kërkesave te infermierëve, do të pres javën qe vjen që këto kërkesa te drejtohen nga kjo shoqate sindikale e QKUK-së, me ç’rast konsideroj qe e ka dëshmuar qe e meriton mbeshtetjen e secilit nga ne.
Ndërsa ne rast se SHSKUK (Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës) dhe u.d. Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, nuk reflekton ndaj ketyre kërkesave, zgjedh qe mos t’i respektoj Ligjin e Pagave dhe Ligjin e Punës, ndersa po ashtu si platformë komunikimi zgjedhe injorimin e kërkesave tona dhe te gjithe ne si komunitetet te cilat kërkojmë vetëm të drejtat tona,
Me date 26/02/2024, duke filluar nga ora 12:00 do të fillojë grevën deri në realizim të kërkesave si në vijim:
Jane te mireseardhur te gjithe ata ata kolege qe kane guxim dhe qe ndajne te njejtin mendim me ne si infermier dhe shoqatat sindikale brenda QKUK-se te cilat realish kane guximin te na bashkangjiten ne greve, ndersa nuk pres qe OIK ta mbeshtete greven fizikisht, mirepo vetem permes nje postimi ne rrjetin social i cili nuk ka asnje peshe sinjifikante apo edhe ndikim.
Padyshim qe do kujdesemi qe sherbimet jetike sipas legjislacionit ne fuqi dhe Ligjit per Grevat te jene funkcionale, duke respektuar te gjitha kornizat ligjore.
Ne anen tjeter kemi Kushtetutën e Republikës se Kosovës e cila na jep te drejten t’i shprehim pakënaqësitë.
Me kohe do njoftohen organet e rendit dhe punedhenesi per fillimin e greves.
Me respekt
Enlirat K. Duraku
Anëtar i Kuvendit
Oda e Infermierëve të Kosovës