Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se në fazë prioritet i institucioneve duhet të jetë ndihma ndaj qytetarëve të prekur nga vërshimet.
“Pas gjendjes alarmante me vërshimet në pothuajse gjithë vendin, dhe ngritjes së Gatishmërisë në Nivel Kombëtar, duke angazhuar Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Shtabet Lokale dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për menaxhimin e situates, Qeveria do duhej që të kërkojë ndihmë edhe nga forcat e KFORIT, në mënyrë që kjo gjendje e shkaktuar nga këto vërshime të menaxhohet sa më mirë. Ndërsa si prioritet në këtë fazë, duhet të jetë ndihma për qytetarët e prekur nga këto vërshime, duke bërë Kërkim – Shpëtimin dhe evakuimin e tyre nga zonat më të rrezikuara, strehimin e tyre dhe furnizimin me gjëra elementare për jetë”, ka shkruar.