Njohësi i integrimeve evropiane: Liberalizimi “varet” nga dialogu

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti EvropianParlamenti evropian për të disatën herë ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka konfirmuar se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme.

Megjithatë, ky nuk është hapi përfundimtar, pasi gjithçka do të varet nga këshilli i ministrave, që është institucioni i fundit për të vendosur përfundimisht për vizat.

GazetaBlic ka kontaktuar njohësin e integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, i cili ka thënë se Parlamenti Evropian është ndër institucionet e vetme të BE-së që e njeh Kosovën si shtet.

“Parlamenti Evropian është ndër institucionet e vetme të BE-së që e njeh Kosovën si shtet. Ky institucion prej kohësh dhe në mënyrë të vazhdueshme ka miratuar rezuluta dhe ka bërë thirrje në forma e në nivele të ndryshime, për të liberalizuar vizat për Kosovën, por me qe BE-ja ka edhe institucione të tjera ligjvënëse, si ai i Këshillit të Ministrave, ky proces varet nga vullneti i shteteve veç e veç për të përmyllur këtë proces me Kosovën”, tha fillimisht Imeri.Ndërkaq, tutje ai shtoi se epilogu varet nga bisedimet, respektivisht fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Miratimi i rezulutës sigurisht se është i rëndësishëm dhe mund të përdoret si një presion ndaj institucioneve të tjera të BE-së, por me gjasë ku proces tashmë varet nga epilogu potencial i negocitave Kosovë – Serbi, por edhe nga shteti që e kanë presidencën e radhës në BE. Mos liberalizimi i vizave, edhe pas përmbushjes së kritereve politike dhe teknike, tregon qartë për raportin që BE-ja ka ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj evropiane”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme