Njollat e yndyrshme largoni me letër thithëse duke e vendosur nën fletën me yndyrë. Pastaj hekurosni faqen me temperaturë të vakët dhe njolla e yndyrshme do të kalojë në letrën thithëse.
Kur t’i fshini të gjitha njollat, lëreni librin të hapur ashtu që të thahen faqet.
Njollat e ngjyrës, po ashtu, pastrohen me peroksid hidrogjeni të holluar.
Mykun nga kapakët e librit mund ta largoni me përzierjen e 10 gramë hidroksid dhe 50 gramë amoniak. Këtë përzierje me kujdes vendoseni në çdo njollë myku, ndërsa kur njolla të zhduket, fshijeni vendin e pastruar me ujë të distiluar