Si të eliminoni njollat e mërzitshme

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 15:36 | Nga

Ajo çfarë ndoshta nuk e dini është se secili vend i njollosur duhet të trajtohet në mënyra të ndryshme, prandaj këtu janë disa mënyra efektive për të hequr qafe format më të zakonshme të njollave.

Njollën nga pemët njomni me lëng të freskët limoni apo me uthull të bardhë apo para pastrimit njomni në zbardhues të butë kimik.

Gjurmët e verës në rroba do t’i eliminoni në atë mënyrë që të hidhni nëpër to kripë e cila do ta thithë lëngun, pastaj njomni rrobën në zbardhues apo vetëm spërkateni me ujë mineral dhe pastaj pastrojeni.

Kur ju derdhet vera e kuqe nëpër tepih, mblidheni lëngun e mbetur, pastaj nëpër njolla hidhni verë të bardhë. Lëre të qëndrojë 10 minuta në mënyrë që vera t’i depërtojë penjtë e tepihut, pastaj pastrojeni me ujë të vakët.

Për t’i eliminuar njollat e çajit, duhet t’i lyeni me glicerinë. Pasi që glicerina të thithë, mirë lajeni me ujë të ngrohtë.

Në momentin që ka rënë gjalpa në rrobe, vendosni një letër thithëse siper, më pas hidhni pudër dhe prisni pak sekonda sa ta përthith; pastaj e fërkoni përsipër me furçë rrobash. Nëse njolla vazhdon të rrijë aty, provojeni me benzinë.

Kur është fjala për njollat nga yndyrat, do t’ju ndihmojë vaji eukaliptus. Hidhni disa pika në njollë, pastaj lajeni me ujë të ngrohtë.

Kur tapeti apo dhe qilimat njollosen me çokollatë, si fillim merrni një letër kuzhine, vendoseni mbi njollë dhe për thitheni atë. Më pas, hidhni pak detergjent enësh te njolla dhe në fund lajeni me sapun të lëngshëm. Nëse nuk ka rezultat, përdorni pak benzinë të pastër mbi njollën (benzol), ama me kujdes shumë të madh, duke mbajtur larg fëmijët tuaj dhe çdo mjet ndezës.

Uthulla do të jetë e dobishme edhe si mjet kundër gurëve dhe për dezinfektimit të guacës së WC-së.

Me anë të letrës së butë përpiquni të absorboni sa më shumë njollën nga vaji. Pastaj hidhni detergjent të lëngshëm dhe le të qëndrojë për 15-20 minuta. Pas kësaj, pastroni detergjentin me ujë të ngrohtë. Një metodë alternative për pastrim është për të vënë letër në të dy anët e njollave dhe të përdorni hekurin mbi letër.

Njollat e qirinjve hiqen në këtë mënyrë: vini mbi njollë një copë të bardhë të pastër dhe sipër hekurosni me hekur me temperaturë të ulët. Përpara kësaj procedure mund të përdorni dhe letrën thithëse të kuzhinës. Nëse përsëri nuk shikoni rezultat, përdorni pak benzol, gjithmonë me kujdes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme