NLB Bank: Një botë me zemërgjerësi, vitin do ta mbyllim me donacion bamirësie në të gjitha tregjet ku operojmë

Prishtinë | 21 Dhj 2022 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Çdo ditë është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë ngrohtësi dhe mirësi, por gjatë dhjetorit festiv këto virtyte dalin edhe më shumë në pah. Ne në Grupin NLB e dimë këtë, prandaj do ta mbyllim vitin me një donacion për grupe të ndryshme dhe qëllime bamirësie në të gjitha tregjet ku operojmë.

Bota jonë është shumë më e bukur kur qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe krijojmë me zemër mundësi të reja – mundësi të tilla si ato që lindin edhe me mbështetjen tonë. Punonjësit e Grupit NLB propozuan dhe votuan për shoqata të ndryshme, organizata humanitare dhe grupe të cilave do t’u ndajmë mjete në vlerë totale mbi 500,000 €. Në Kosovë do t’i ndajmë fondet prej 65,000€ për bamirësi duke kontribuar kështu në përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetës në shëndetësi, edukim dhe në aspektin social.

Për të mbështetur trajtimin shëndetësor të fëmijëve, në Klinikën e Pediatrisë ne do të dhurojmë aparatin EEG që shërben për diagnostifikimin e fëmijëve me epilepsi. Terapia që duhet të marrin këta fëmijë varet nga rezultati që bëhet me këtë aparat.

Kabinetin e Logopedisë do të dhurojmë materiale didaktike dhe inventar që janë mjete të domosdoshme për të trajtuar fëmijët me çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes.

Ne do të mbështesim trajtimet terapeutike për një vit për 6 fëmijë përmes shoqatës »Autizmi«. Terapia do t’u ndihmojë atyre të përmirësojnë aftësitë e veta psiko-sociale dhe komunikatave.

Klinikën e Reumatologjisë do të dhurojmë aparatin Kapilaroskop që bën matjen dhe vlerësimin e rrjedhes së gjakut në enët e imta të organizmit, gjegjësisht nëpër kapilarë. Kjo matje është shumë e nevojshme për semundjet autoimune reumatizmale si Skleroza sistemike progeresive, sklerodermia e kufizuar, sindroma Raynaud primare dhe sekondare, vaskulitet primare dhe sekondare, dhe sëmudjet tjera me natyrë autoimune ku është kompromituar sistemi i qarkullimit të gjakut.

Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të dhurojmë karroca që do të shërbejnë për bartje të pacientëve me lëvizje të kufizuara, por edhe pacientëve të tjerë në nevojë.

Ne do të mbështesim Linjën e Jetës – qendrën telefonike për parandalim të vetëvrasjes në nivel kombëtar, e menaxhuar nga OJQ “Qendra për Informim dhe Përmirësim Social” e cila fokusohet në ofrimin e një shërbimi emergjent për persona me mendime për vetëvrasje të cilët mund të jenë në situata me rrezikshmëri të lartë dhe thyerjen e stigmës dhe vetëdijësimin mbi shëndetin mendor përmes trajnimeve dhe punëtorive.

Pjesa tjetër e fondeve do të ndahet për edukim, ne do të ofrojmë 12 bursa për trajnime profesionale në Cacttus Education për studentë në fushën e teknologjisë informative. 

Në Grupin NLB nuk themi kot se ky rajon është shtëpia jonë. Këtu janë familjet tona, miqtë, bashkëpunëtorët dhe fqinjët tanë. Këtu mund të marrim frymë lirshëm, të krijojmë, të përjetojmë dhe të bashkëpunojmë. Prandaj është e natyrshme që ne dëshirojmë të mbështesim dhe të përmirësojmë cilësinë e jetës në shtëpinë tonë – gjithashtu duke krijuar mundësi aty ku mungojnë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe festive. Sepse një botë me zemërgjerësi është një botë plot mundësi.

Të ngjashme