NLB Banka dhe Marigona Hill nënshkruajnë marrëveshje të re bashkëpunimi

Prishtinë | 19 Jan 2024 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Për të qenë sa më afër klientëve dhe për të ofruar mundësi të qëndrueshme dhe afatgjate investimi, NLB Banka ka nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi për financimin e blerjes së shtëpive, tarracierëve dhe banesave në Marigona Hill me kushte preferenciale.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, përfaqësuesit e NLB Banka dhe Marigona Hill shprehen përkushtimin e tyre për këtë mundësi të re, duke shpresuar që të ofrojë një zgjidhje të përshtatshme për të gjithë ata që janë të interesuar në investime të tilla.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, klientët do të marrin përfitime të veçanta, përfshirë:

  • Shuma e kredisë deri në 500,000€;
  • Afati i kredisë deri në 30 vite;
  • Normë fikse e interesit për 5 vitet e para të kredisë;
  • Kartelë kreditore Comfort Card me mirëmbajtje falas për vitin e parë;
  • Mbitërheqje pa provizion;
  • Trajtimi i veçantë për klientët, kursimi i kohës dhe shërbime të shpejta bankare përmes një Bankieri Personal

Për më shumë informata, ju ftojmë të vizitoni zyrat e Marigona Hill ose degët e NLB Bankës.

Të ngjashme