NLB Banka ndihmon bizneset përmes hapësirës reklamuese në medie

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Banka NLB ka filluar projektin të titulluar Korniza e Mbështetjes për bizneset të cilat kanë pësuar nga pandemia, duke u ofruar hapësirë reklamuese në televizione, portale, billborde në gjithë Kosovën.

“Bizneset vendore mikro dhe të vogla janë shtyllë e rëndësishme e ekonomisë dhe janë prekur më së shumti nga pandemia COVID-19. Kjo është arsyeja pse NLB Banka ka përgatitur projektin #KornizaeMbështetjes për t’i mbështetur në rikthimin pas pandemisë dhe në zhvillimin e biznesit duke ju dhuruar hapësirë reklamuese në kanale televizive, portale informative, billboard dhe citylight në të gjithë Kosovën.

Na tregoni historinë tuaj dhe aplikoni online nga 1 deri më 14 Qershor në ëëë.nlb-kos.com/korniza

#SëBashkumëtëFortë 

https://www.facebook.com/nlbkos/videos/1154585468214751/?t=1
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme