NLB Banka po operon me orar të rregullt

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

NLB Banka përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se që të gjitha Filialet dhe Ekspoziturat e Bankës janë duke operuar me orar të rregullt, ashtu edhe bankomatët.

Por ka lutur qytetarët që mos të frekuentojnë bankën veç nëse nuk  kanë zgjidhje tjetër.

Njoftimi i plotë:

Klientë të nderuar,

Pas situatës serioze nga përhapja e virusit Corona edhe në vendin tonë, NLB Banka njofton që të gjitha Filialet dhe Ekspoziturat e Bankës janë duke operuar me orar të rregullt, ashtu edhe bankomatët.

Me këtë rast, ju lusim që degët e Bankës t’i vizitoni vetëm në rast se nuk keni zgjidhje tjetër.
Gjithashtu ju inkurajojmë fuqimisht që të shmangni sa më shumë përdorimin e keshit, duke e zëvendësuar atë me pagesat elektronike, pagesat me kartelë, NLB Pay, ebanking, me kartelë pa kontakt dhe pagesat me telefon NLB PAY, pasi që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ËHO, paraja e gatshme (kesh-i) kontribuon në përhapjen e viruseve.

Për çdo informatë shtesë ju lutem të telefononi në Qendrën Kontaktuese të NLB Banka në numrin 038 744 100, me e-mail: [email protected] ose vizitoni ëebfaqen e Bankës ëëë.nlb-kos.com

Mbroni veten dhe të tjerët duke aplikuar masat e rekomanduara nga Institucionet shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme