Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që Banka bën në fushën e sportit, sot, në Qendrën
Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, aty ku filloi rrugëtimi i sukseseve të panumërta të vendit tonë
në Xhudo, u nënshkrua marrëveshja për sponsorimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.
“Është nder dhe previlegj i vençantë që jemi sot në mesin e këtyre xhudistëve të jashtëzakonshëm të
cilët me suksesin e tyre kanë ngritur emrin e Kosovës në një nivel të paparashikueshem për ne dhe
na kanë bërë shumë krenar. Ne besojmë në vendin tonë dhe potencialet tuaja, prandaj do të
qëndrojmë pranë jush si Federata më e suksesshme jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë” u
shpreh z. Albert Lumezi, Kryetar i Bordit Udhëheqës të Bankës.
Në anën tjetër z. Agron Kuka, Kryetar i Federatës së Xhudos në Kosovë, u shpreh falenderues për
këtë mbështetje që NLB Banka i jep Federatës. “Falenderojmë përzemërsisht Bankën më të
suksesshme në Kosovë, NLB Banka, që këtë vit do të jetë përkrah nesh në rrugëtimin tonë drejt
medaljeve dhe sukseseve të ardhshme si sponsor i artë”.
Ky sponsorim është pjesë e angazhimit të Bankës për të ndihmuar komunitetin ku veprojmë, për të
mbështetur dhe promovuar xhudon në nivel më të lartë. NLB Banka do të vazhdoj mbështetjen për
aktivitete sportive edhe në të ardhmen si pjesë thelbësore e përgjegjësisë sociale.