Nora dhe Akil Gjakova nuk arritën të vazhdojnë formën e mirë këtë vit, për t’u ngjitur në podium edhe në Kampionatin Botëror të xhudos “Baku 2018”, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Nora përfundoi në vendin e shtatë, duke fituar 520 pikë të reja Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Kampionia e Evropës për kategorinë -57 kilogramë, u mund në çerekfinale nga kanadezja, Chistra Deguchi, ndërsa në repesazh u mposht nga koreania, Yeujeong Kwong. Në përgjithësi, Nora shënoi dy fitore ndaj: Iraoui (Maroko) dhe Gnetto (Francë), transmeton Klan Kosova.
Vëllai i Norës, Akili, në një konkurrencë tejet të fortë prej 82 garuesve, hyri në 16 më të mirët në kategorinë -73 kilogramë, gjë që vlerësohet sukses. Akil Gjakova mposhti Mendes dhe Ungvarin, për t’u ndalur në 1/8 e finales nga Smagulov i Kazakistanit. Akili fitoi 320 pikë Olimpike.