Nora Gjakova mposhtet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në xhudo, por ka shansin për medaljen e bronztë

| 08 Qer 2021 | 14:39 | Nga

Nora Gjakova ka pësuar disfatë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në xhudo që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Fillimisht, xhudistja jonë kishte marrë tre fitore në kategorinë e -57 kilogramëve, njërën pa luftë, duke kaluar në çerekfinale të garës.

Aty, Gjakova u përball me rusen Anastasiia Konkina, duke e mposhtur me Ippon, duke kaluar në gjysmëfinale për t’u takuar me nga Kanadaja, Jessica Klimkait.

Xhudistja kosovare nuk ia doli mjaft mirë, pasi u mposht nga kanadezja me Ippon.

Gjakova do të ketë shansin të luftojë për medaljen e bronztë.

Të ngjashme