Nora Istrefi i lë të gjithë pa fjalë, shpenzon shumën marramendëse për një veshje plazhi

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Nora Istrefi është një nga vajzat më me stil në showbizin shqiptar dhe ajo shpenzon jo pak për veshjet e saj. Këngëtarja ka treguar se bën një jetë mjaft luksoze dhe nuk kursehet aspak kur vjen puna tek paraqitja e jashtme.

Përveçse për veshjet skenike, duket se Nora shpenzon shuma goxha të mëdha edhe për ato të përditshmërisë, apo qoftë për një veshje plazhi. Së fundmi faqja “What they wearin” ka zbuluar se këngëtarja ka harxhuar afro 800 euro vetëm për një palë rroba banje dhe shapka.

Nora ka veshur bikini të Alessandra Rich që kushtojnë 195 euro dhe shapka të markës Givenchy për të cilat ka shpenzuar 575 euro. Në total veshja 770 euro dhe të gjithë kanë mbetur pa fjalë, sepse nuk janë pak për një paraqitje në plazh.


Të ngjashme