Trajneri i Norrkopingut, Jens Gustafsson, nuk beson se do të ndodhë ndonjë befasi.
Është i bindur se ekipi tij do ta fitojë ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Ligën e Evropës kundër Prishtinës e më pas do të sigurojë edhe kualifikimin në raundin tjetër. Bindja e tij vjen si rrjedhojë, siç thotë ai, e punës së madhe të bërë për këtë edicion, që në Suedi është në gjysmë.
Në një intervistë dhënë gazetës të enjten, Gustafsson, ka thënë se pret fitore edhe në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet më 6 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Ndeshja e parë zhvillohet të enjten, më 29 qershor në Norrkoping të Suedisë.