Përfundon pjesa e parë, Norrkoping-Prishtina 5:0

Norrkoping | 29 Qer 2017 | 20:39 | Nga

Klubi kosovar “Prishtina” ka pranuar dhe golin e pestë nga kampioni suedez në përballjen e parë në Ligën Evropiane. Kalle Holmberg ka shënuar në minutën e 39-të, të pestin për ekipin e tij, i dyti personal në këtë ndeshje.

Prishtina afër debaklit, 4:0

FC “Prishtina” ka pranuar dhe golin e katërt, pas vetëm 30 minutash lojë. Autor i golit të katërt ishte Kalle Holmberg.

Prishtina merr dhe golin e tretë nga Norrkopingu

Norrkopingu ka thelluar epërsinë në 3:0 ndaj klubit të kryeqytetit tonë.

Kampioni suedez kaloi në epërsi ndaj Prishtinës në minutën e 10-të. David Moberg Karlsson ishte ai që shënoi një gol të bukur për rezultatin 1:0. Në minutat 24 dhe 28, suedezët shënuan dy gola të shpejtë. Dy golat për vendasit i shënuan Sebastian Andersson dhe Niclas Eliasson.

Kjo është ndeshja e parë që Prishtina po e zhvillon në gara ndërkombëtare.

Image may contain: 4 people, people playing sports and outdoor

Image may contain: 1 person, outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme