Një ndër anëtarët e grupi të djathtë ekstrem anti-islam Sian, Dan-Eivind Lid është gjetur i vdekur në shtëpi në qytetin Kristiansand të Norvegjisë.
Siç raportoi televizioni shtetëror i Norvegjisë, NRK, 48-vjecari Eivind Lid i cili njihet me qasjen e tij anti-islame është gjetur i vdekur në shtëpi.
Henrik Bjugan Hegdahl, nga policia e qytetit Kristiansand tha se Eivind Lid ka pasur plagë në trup dhe se policia ka filluar hetime me dyshim për vrasje, transmeton Anadolu Agency.
Eivind Lid në muajin gusht mori pjesë në provokimin e grupit anti-islam Sian për djegien e Kur’anit ndërsa i jepte mbështetje liderit të Sian-it, Lars Thorsen.