Ministrja norvegjeze e Drejtësisë Emilie Enger Mehl dënoi sulmet ndaj civilëve në luftës mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa shtoi se Norvegjia është e gatshme që të sigurojë burime në mënyrë të shpejtë, nëse vendi merr një kërkesë për të kontribuar në një hetim të krimeve të mundshme të luftës.
“Krimet e luftës nuk janë kurrë të pranueshme, ata që janë fajtorë për çfarëdo krimi lufte duhet të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi ajo.
“Pavarësisht se kush qëndron pas tij, civilët kanë mbrojtje të veçantë kundër sulmeve në një konflikt”, shtoi Mehl.
“Është çnjerëzore se si civilët janë prekur në konfliktin e përgjakshëm në Gaza dhe në Izrael. Mijëra civilë janë vrarë tashmë nga të dyja palët. Norvegjia dënon sulmet e paligjshme ndaj civilëve, pavarësisht se kush i kryen ato”, deklaroi ministrja norvegjeze.
Mehl gjithashtu kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të bashkohen për të mbrojtur parimet themelore në një luftë, raporton CCN, transmeton Klankosova.tv.