Të gjithë udhëtarët pas mbërritjes në Norvegji do të duhet të testohen për COVID-19 brenda 24 orëve nga hyrja në vend, e cila do të hyjë në fuqi më 2 janar, njoftoi sot Ministria e Drejtësisë.
Në mënyrë që të luftohet përhapja e një lloji të ri të koronavirusit të zbuluar së pari në Britaninë e Madhe, udhëtarët që mbërrijnë në Norvegji nga të gjitha destinacionet do të duhet të testohen në vendet e caktuara, dhe pikat kufitare më të vogla do të mbyllen.
“Nëse ky lloj do të përhapet në Norvegji, ai ndoshta do të sillte një mbyllje të plotë të popullsisë,” tha kryeministrja Erna Solberg.
Norvegjia veproi si vendet e tjera evropiane dhe ndaloi trafikun nga Britania e Madhe më 21 dhjetor pas raporteve të një lloji të ri të koronavirusit që u përhap deri në 70 herë më shpejt, sipas disa vlerësimeve.
Ndalimi i udhëtimit do të zgjasë të paktën deri në 2 janar. Në dy javët e fundit, numri i infeksioneve COVID-19 për 100.000 banorë në Norvegji ishte 113.6, duke e bërë atë të katërtin me numrat më të ulët pas Islandës, Greqisë dhe Finlandës, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.