Ekonomia Online
FUNDIT

Norwich bie nga Premierliga, pas disfatës së 24 të të sezonit

Norwich bie nga Premierliga, pas disfatës së 24 të të sezonit

Norwich City ka rënë sërish në Championship, në nivelin e dytë të futbollit në Angli, për sezonin e ardhshëm, pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon në Premierligë. Disfata në ndeshjen kundër West Ham Unitedit në shtëpi me rezultat 4:0  të shtunën pasdite ua shkaktoi Kanarinave jo vetëm disfatën e 24-të për këtë sezon, por edhe rënien […]

Norwich City ka rënë sërish në Championship, në nivelin e dytë të futbollit në Angli, për sezonin e ardhshëm, pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon në Premierligë.

Disfata në ndeshjen kundër West Ham Unitedit në shtëpi me rezultat 4:0  të shtunën pasdite ua shkaktoi Kanarinave jo vetëm disfatën e 24-të për këtë sezon, por edhe rënien sërish në Championship, transmeton Gazeta Express.

Por, edhe para ndeshjes, Farke e kishte pranuar se skuadra e tij me siguri do të binte nga liga, duke u thënë gazetarëve: “Edhe nëse i fitojmë katër ndeshjet e fundit, unë do të thosha që kemi garanci të paktën 99 për qind se kjo s’do të mjaftojë për të qëndruar në ligë”.

Parashikimi i trajnerit gjerman rezultoi të jetë i saktë, pasi që skuadra e tij pësoi disfatë të thellë nga het-triku i shënuar nga Antonio, ndërsa West Ham tani është gjashtë pikë larg vendeve për rënie nga Premierliga.

Ndërsa, rënia e Norwichit sërish në Championship u konfirmua sapo gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes, pasi që ata mbeten në fund të tabelës me vetëm 21 pikë, me edhe tri ndeshje deri në fund të sezonit.

Norwichi i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet e zhvilluara që nga rinisja e sezonit më 17 qershor dhe ata i kanë ende në kalendar ndeshjet kundër Chelseat dhe Manchester Unitedit. 

Të ngjashme