Raportohet se Norwichi ka refuzuar dy oferta nga Barcelona për mbrojtësin e saj të krahut të djathtë, Max Aarons.
Sipas The Athletic gjiganti katalunas ofroi rreth 22 milionë euro plus bonuset për 20 vjeçarin, transmeton KOHA.
Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe klubi anglez kërkon shumë më të lartë që ta lë të lirë talentin e saj.
Barça raportohet se tani ka kthyer fokusin te ylli i Ajaxit, Sergino Dest.
Kurse për Aaronsin raportohet se interesim ka shprehur edhe Bayern Munichu, që pritet të bëjë ofertë zyrtare për të.