Notarët tanë kanë mbyllur garat në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Sot garuan Fjorda Shabani, Dren Ukimeraj dhe Dasar Xhambazi, të cilët përfunduan kryesisht në pozitat e fundit, por që mosha e tyre e re (13-16 vjeçarë) jep shpresë për rezultate më të mira në të ardhmen.
13-vjeçarja, Fjorda Shabani, në 50 metra stil të lirë, pati kohën 28.49 sekonda, duke dalë e 22-ta nga po aq garuese.
Dren Ukimeraj në 50 metra stil i lirë, pati kohën 26.09 sekonda, duke zënë pozitën 19 nga 20 garues.
Dasar Xhambazi në stilin bretkoc, pati kohën 32.11 sekonda, pozita 21 nga 21 garues.
Ukimeraj dhe Shabani u shprehën të lumtur me kohën e arritur në disiplina të ndryshme gjatë garave të zhvilluara në Tarragona 2018.
Iu urojmë suksese në garat e ardhshmen notarëve tanë.