Notaret olimpike edhe në ujë ruajnë frizurën, ja sekreti

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 10:22 | Nga

Krahas asaj që notimi sinkronik kërkon shkathtësi të vërteta atletike, me të cilat të gjithë ne mrekullohemi, aty bëjnë pjesë edhe momentet estetike të cilat realizimit i japin kuptimin e plotë. Por si arrijnë sportistet e talentuara që të jenë të bukura edhe pas daljes nga uji?

Grimin rezistues ndaj ujit me të madhe e përdorin shumë femra, edhe sportistet të cilat shkathtësitë e tyre i tregojnë në pishina. Meqenëse notojnë goxha larg nga gjyqtarët dhe publiku, vënë mjaft grim në mënyrë që fytyra t’u duket qartë, transmeton Telegrafi.

Ato përdorin edhe disa preparate shtesë të cilat shtojnë rezistencën nga uji dhe kështu fitojnë grimin e qëndrueshëm. Mirëpo çfarë ndodh me frizurën?

Stili i flokëve është pjesë e rëndësishme e dukjes. Ato duken ashtu siç duken, ndërsa vajzat bëjnë çudira në pishina. Nuk ka akrobacione të tilla të cilat i kanë rrezikuar.

Anita Alvarez ) dhe Mariya Koroleva

Notaret e ekipit amerikan Anita Alvarez (19) dhe Mariya Koroleva (26) zbulojnë sekretin.

Për frizurë të qëndrueshme e cila zakonisht është gërshet i mbledhur mirë, nuk është që me sprej flokësh është super e forcuar, siç do të supozonim, por xhelatina.

Përziejmë me ujë, dhe përftojmë masë të shtypur. Kjo me krehër vihet në flokë, bëhet gërsheti dhe vihet kapela. Kur thahet, përftoni frizurë shumë të fortë dhe të qëndrueshme e cila nuk do të bjerë gjatë notimit – zbulojnë notaret.

Herën tjetër kur të shkoni në ndonjë ngjarje të rëndësishme në ambient të hapur, ndërsa dyshoni që shiu do t’jua prish frizurën, përdorni trikun e profesionistëve.

ct-team-usa-media-summit-olympics-photos-20160-032

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme