Notarët kanë përfunduar garat e ditës së parë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
“Dren Ukimeraj, Dion Kadriu, Fjorda Shabani dhe Eda Zeqiri, përkundër moshës së re, garuan në nivel të seniorëve.Garuesit tanë patën dallime në kohë me të tjerët, por që mosha e tyre e re jep shpresa për të ardhmen. Ata janë garuesit më të rinj në moshë në sportin e notit në Tarragona 2018”, thotë KOK-u përmes një komunikate për media.
Në bazë të rezultateve, notarët tanë përfunduan kryesisht në vendet e fundit, duke mos arritur të kualifikohen për më tej.
Rezultatet e tyre janë si në vijim:
200 metra stil i lirë (m):
Dren Ukimeraj 2:05.28 sekonda
Dion Kadriu, 2:04.43 sekonda.
50 m shpinë (m)
Dion Kadriu 30.43 sekonda
50 m shpinë (f)
Fjorda Shabani, 32.17 sekonda
Eda Zeqiri, 32.36 sekonda
100 metra, flutur
Dion Kadriu, 1:03.89 sekonda