Në Komunën e Novobërdës nuk është ndërtuar asnjë çerdhe publike. Qeverisja komunale e Novobërdës as në vitin 2019 nuk ka paraparë mjete buxhetore për investim në çerdhe të reja. Kurse subjektet politike shqiptare kanë vlerësime të ndryshme sa i përket ngecjes së projektit.
Zvarritjen e projektit për ndërtimin e çerdhes e arsyeton ish-kryetari i Komunës, Bajrush Ymeri, i cili tash mban postin e nënkryetarit për komunitete në Komunën e Novobërdës.
Ai thotë se ishte planifikuar të ndërtohet një çerdhe në fshatin Llabjan përmes donacioneve, por së fundi kanë ardhur në përfundim se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.