“Novosti”: Serbët sipas modelit të Tirolit Jugor, por në Kosovën e pavarur

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 11:08 | Nga

Beograd, 31 gusht – Përfaqësuesit e pushtetit në Prishtinë po ua prezantojnë me të madhe ambasadave perëndimore zgjidhjen e tyre për statusin e Kosovës së pavarur, sipas të cilës pozita e serbëve do të rregullohej sipas modelit të Tirolit Jugor në Itali. Kështu shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, transmeton Koha.net.

Siç shkruan “Novosti”, kur Beogradi kishte hyrë në negociata me Prishtinën, modeli i Tirolit Jugor ishte përmendur si opsion, por për gjithë territorin e Kosovës në raport me Serbinë qendrore (siç e quajnë qarqet e Beogradit Serbinë, gjoja për të vetëkuptuar se Kosova është pjesë e saj. Sqarim ynë).

Tani, shton kjo gazetë, modeli i Tirolit Jugor është i mirëseardhur për shqiptarët, si një alternativë për Bashkësinë (Asociacionin) e Komunave Serbe, por me kusht të rrumbullakimit të sovranitetit në gjithë territorin dhe që kështu krijojnë kushtet të konkurrojnë për karrigen në Kombet e Bashkuara, transmeton Koha.net.

“Novosti” rikujton se Tiroli Jugor është një territor autonom në Italinë Veriore, e vendosur në zemër të Alpeve dhe përbëhet nga dy krahina – Terentina, ku flitet gjuha italiane, dhe Bolcana ku jeton pakica kombëtare gjermane.

Në bazë të Marrëveshjes së Paqes, me të cilën u përfundua Lufta e Parë Botërore, Tiroli Jugor i mbeti Italisë dhe që atëherë nisi kontesti me dekada ndërmjet Vjenës dhe Romës deri sa nuk u arrit marrëveshja për autonomi, më 1971, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme