Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, që në ndeshjet e fundit është shndërruar në hero të tifozëve të Sheffield Wednesdayt, ka pranuar se negociatat për kontratën e re me ekipin nga Championshipi i Anglisë “po shkojnë në drejtimin e duhur”, përcjell “The Star”.
Sulmuesit, 28-vjeçar, kontrata aktuale me Sheffieldin i skadon në fund të muajit të ardhshëm, kurse në klub janë të gatshëm që ta ndalin të paktën edhe për tre vjet të tjerë.
Nuhiu ka shkëlqyer te Sheffieldi gjatë këtij viti, duke e mbyllur këtë edicion me “hat-trick” në ndeshjen e fundit ndaj Norwichit (5:1) të zhvilluar të dielën.
Në total, Nuhiu gjatë këtij edicioni ka shënuar 14 gola (11 në kampionat, 3 në FA Cup) në 35 paraqitje në të gjitha garat.