Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia e Coronavirusit, nuk do të mbahet asnjë manifestim me rastin e “Epopeja e Dukagjinit” në Gllogjan.
Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook, Daut Haradinaj.
“Duke parë gjendjen në të cilën po kalojmë për shkak të COVID-19, duhet të ju njoftojmë që nuk do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan. Do i kujtojmë dhe nderojmë nga shtëpitë tona, me respekt e krenari.”, ka shkruar Haradinaj.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.