Nuk e fitoi shumicën parlamentare, Macron do të takohet me rivalët politikë

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, i ka humbur zgjedhjet parlamentare përkundër se dy muaj më parë ka triumfuar në ato presidenciale.

E për ta pasur shumicën në asamble që njëkohësisht ia mundëson reformat e premtuara, Macron duhet ta ketë një koalicion.

Për këtë, ai do të takohet me rivalët e tij kryesorë politikë, të martën, raporton BBC, transmeton Express.

Por as e djathta ekstreme e Marine Le Pen dhe as aleanca e majtë-jeshile e Jean-Luc Mélenchon nuk janë të prirur të punojnë me të.

Qeveritë e pakicave janë një gjë e rrallë në Francë dhe aleanca e Ansamblit të Macronit ka 44 vende larg shumicës.

Kjo do të thotë se atij do t’i duhet të gjejë mbështetje nga deputetët kryesorë nga ana e majtë dhe e djathtë e politikës për të ndihmuar në ndërtimin e një mazhorance pune.

Të ngjashme