Talenti shqiptar, Elvis Rexhbecaj, duket se e ka ndarë mendjen cilin vend ta përfaqësojë.
Në një intervistë për “Kicker”, futbollisti i FC Koln, pranoi se do të ishte ëndërr për të që ta veshë fnaellën e Gjermanisë në Lojërat Olimpike.
Me këtë, me një fjalë, mesfushori 23-vjeçar tregoi dëshirën për të luajtur për Gjermaninë, ani pse Kosova ka kohë që e pret atë.
“Më bën krenar dhe është nxitje shtesë për të punuar më shumë. Do të ishte ëndërr të luaj për Gjermaninë në Lojërat Olimpike”, u shpreh ai.