Rexhbeçaj, kosovari i radhës që mund të joshet nga Gjermania

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kosovar i Wolfsburgut, Elvis Rexhbeçaj, nuk ka luajtur për asnjë grupmoshë të asnjë shteti. Ka kohë që drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) po mundohen ta bindin të përfaqësojë Kosovën.

Por lojtari që po kërkohet me ngulm nga “dardanët” mund të ftohet së shpejti nga Shpresat (U21) e Gjermanisë, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri i përfaqësueses U21 të Gjermanisë, Stefan Kuntz ka qenë i pranishëm të dielën në Frankufrt për ta parë ndeshjen e Eintracht Frankufrit kundër Wolfsburgut. Ndeshjen e së dielës në Bundesligë e fitoi Wolfsburgu 2:1.

Rexhbeçaj 21-vjeçar asistoi në golin e dytë që doli të ishte edhe i fitores.

Mediumet në Gjermani njoftuan se ai i ka rënë në sy për të mirë trajnerit të Gjermanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme