Thomas Markle, babai i Meghan, tha si ishte “i mbushur me dashuri, gëzim dhe lumturi”, pasi dëgjoi lajmin për shtatzëninë e saj.
“Ai ishte një moment krenar”, i tha “The Mail on Sunday” në një intervistë. “Një fëmijë është një bekim dhe mezi pres që të shoh një Meghan të vogël ose një Harry të vogël”.
Të hënën, Pallati i Kensington njoftoi se Princi dhe Dukesha e Sussex presin fëmijën e tyre të parë ndërsa babai i Meghan, 74 vjeçar, tha se ishte duke pritur të kalonte kufirin ShBA-Meksikë kur dëgjoi lajmin.
Thomas tha se është larguar nga Meghan që kur se u përul në dasmën e saj në maj duke mos shkuar në ceremoni.
Ai më pas u akuzua për dhënien e fotografive paparacëve edhe pse vajza tjetër e tij, Samantha Markle, më vonë e mori fajin.