Mjeku kosovar dhe njëherësh ish-këshilltari politik i kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, Visar Berisha ka prezantuar disa statistika të marrjes së vaksinës anti-Covid në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe uljen e numrit të rasteve të infektimit me Covid-19.
Ai këto statistika i ka ndërlidhur edhe me rënien e numrit të rasteve të infektuara në këtë shtet pas marrjes së vaksinës.
Berisha ka shkruar se duhen vaksina dhe durim.
“33.783.384 amerikanë e kanë marrë vaksinën antiCovid deri më 09.02.2021. Për disa javë kemi ramje prej 58% të rasteve te reja, krahasuar me janarin. Pra, nuk është e pamundshme, veç se na duhet vaksina dhe durimi”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.