Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian nuk i ka dhënë dritën e gjelbër për fillimin e negociatave të Parlamentit me Këshillin e BE-së për vendimin formal për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Megjithatë, komisioni ka mbështet raportin e raportueses së Bashkimit Evropian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, Tanja Fajon, gjë që shihet si hap pozitiv.
Ky komision është procedura e fundit përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.
Megjithatë, ky komision është zotuar se nuk do ta dërgojnë dosjen në Parlamentin Evropian pa kaluar çështja e demarkacionit.
Para votimit, raportuesja e Bashkimit Evropian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, Tanja Fajon tha se Kosova duhet t’i realizojë kushtet e fundit por sot duhet të votohet.