Nuk ka rritje të pagave pa e rritur ekonominë

Prishtinë | 13 Jan 2024 | 10:19 | Nga Shenoll Muharremi

Nuk ka ditë që nuk flitet e kërkohet rritja e pagave. Tash edhe emigrimi i fuqisë puntore po ndikohet nga ky trend. Është strategjike diskutimi dhe adresimi. Shumica e diskutimeve, përfshi nga politikanë e deputetë, bëhen ‘bllanko’: “duhet të rriten pagat”. Duhet të rriten të gjithë po themi, se inflacioni e ka vendosur për toke fuqinë blerëse me paga ekzistuese, por si të bëhet kjo? Në ekonomi funksionojnë jo dëshirat por ligjet dhe rregullat ekonomike, ato e kanë primatin. Ka parakushtet.

  1. Oferta dhe Kërkesa në Treg. Ky është përcaktuesi kryesor edhe i pagave, apo kostos së pagës. Nëse ka shumë ofertë, e kërkesa është e kufizuar, nuk rriten pagat. Ne mundemi me kërku 1 milion herë, por ekonomia nuk na ndëgjon. Ne duhemi me i shiqu indikatorët e Tregut të Punës dhe aty me ‘kry punën’ duhet ndikuar parametrat e ofertës, kërkesës, shkathësive, hyrje-daljeve..
  2. Nuk ka rritje të pagave pa e rritur ekonominë. Në kushte normale, nuk munden me u rritë, sidomos pagat publike, pa u rritë ekonomia. Ku i merrim mjetet që me i rritë pagat? Duhet bizneset me i gjeneru. Ato duhet me punu e fitu më shumë që me pas mundësi me u rritë pagat. Pagat duhet të shifen dhe rriten vetëm si % e ekonomisë. Nuk mund të themi, po i marrim tek shpenzimet kapitale apo tjetërkund e po i vendosim tek pagat për shkak se kjo e rritë presionin edhe më tepër tek sektori privat, i vendosë barrë dhe e ngulfatë edhe më shumë.
  3. Anomalitë në Tregun e Punës. Kosova ka një anomali në tregun e punës. Ka mbi 60% të popullatës aktive që e quan si ‘të painteresuar për punë’ apo ‘jashtë tregut të punës’. Vetëm rreth 34% e popullarës aktive e punësuar. Ka popullatë aktive rreth 1.2 milion ndërsa vetëm rreth 400,000 janë të punësuar! Kemi mbi 700,000 persona (shumica gra) jashtë tregut të punës. Tash nëse kthehemi tek rregulla dhe parakushti 1 (oferta dhe kërkesa) ky fenomen do i ndikoj dramatikisht rrjetat rreth rritjes së pagave. Pse? Për shkak se nëse ka rreth 700,000 persona që do të dëshirojnë të futen në punë, kjo do i bëjë presion të larë rritjes së pagave se kërkesa do të vazhdoj të mbetet në qiell, e oferta konstante. Për me e tejkaluar këtë pengesë, duhet me rritë ekonominë proporcionalisht me rritjen e kërkesës në tregun e punës.
  4. Ska punëtorë, ka tepër të papunë! Situata tjetër është tek fakti që në njërën anë kërkohen punëtorë e në anën tjetër ka shumë të papunë. Pse ndodhë kjo? Për shkak se ndoshta shumica e të papunëve janë jashtë tregut të punës dhe janë pa shkathësi adekuate. Kjo nënkupton që ky resurs i fjetur duhet zgjuar nga gjumi por edhe duhet trajnuar. Ne kemi shumë popullatë aktive për punë që e kemi në gjumë. Tash duhet të hapim këtë ‘kuti’ dhe të fillojmë të ju ngrisim shkathësitë për punë…
  5. Rritja e pagave nuk duhet shkatërruar ekonominë. Një parakusht tjetër është konteksit ekonomik dhe timingu i rritjes. Psh nuk mundemi gjatë inflacionit të lartë me i rritë pagat, për shkak se kjo e stimulon edhe më shumë kërkesën në treg dhe e rritë ende inflacionin. Kot i rritë pagat kur rritet inflacioni. Në kohën e inflacionit duhet me shkatërru kërkesën që me e kontrollu inflacionin, andaj nuk mundemi me i rritë pagat. Kjo nuk dmth që nuk duhet me i ndihmu qytetarët, familjet. Fakti është që duhet me gjetë mënyra tjera për të ju ndihmuar e jo duhet i rritur pagat. Por tash, pasiqë inflacioni po stabilizohet (nga 12% në 2-3% gjatë 2023), mundemi me fillu me rritje të pagave pasiqë parakushtet të jenë adekuate, nuk do të stimuloj inflacionin.

Këto janë disa faktorë, rregulla dhe parakushte që ndihkojnë në rritjen e pagave. Paradoksi më i madh në Kosovë është që nuk kemi aspak programe dhe intervenime serioze rreth tregut të punës. Asnjë program i vetëm serioz nuk ekziston aktualisht. Kjo temë injorohet, është futur ndër jorgan… me vite! Politikanëve dhe qeveritarëve ju ka konvenuar të rritet sa më shumë fuqia jo aktive që të zbritet artificialisht papunësia (në statistika vetëm!). Kur injoron gjatë një problem të rëndësishëm, të kthehet si bumerag. Tash Tregu i Punës është një ndër problematikat kryesore në Kosovë.

Bashkë me binacin negativ tregtar të mallrave, janë mbase dy problemet kryesore ekononike. Asnjëhera prej tyre aktualisht nuk po adresohet! Kjo është dicka që të gjithë duhet menduar më seriozisht. Sa më herët të fillojmë të punojmë në këtë drejtim, më mirë.. kemi gjasë të e përmirësojmë gjendjen. Rrjedhimisht, të krijojmë kushte për rritjen e pagave në mënyrë që do e ndihnonte dhe stimulonte ekonominë e jo ta shkatërroj duke i bërë presion sektorit privat.

Të ngjashme