Nuk kalon Projektligji për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 16:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk e ka kaluar Projektligjin për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, raporton Ekonomia Online.

48 deputetë kanë votuar për projektligjin, 57 kundër dhe 1 ka abstenuar. Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë.

Kundër këtij projektligji votuan shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me ata të PDK-së, LDK-së e AAK-së që votuan për.

Në fjalimet e sotme, pati debat mes pushtetit e opozitës për këtë projektligj.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur kundër këtij projektligji, duke thënë se si qeveri besojnë se problemi nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional të vendit, raporton EO.

Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shtye për seancën e sotme.

Ky projektligj u propozua nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Të ngjashme