“Nuk kam ide çka po ndodhë”, Përparim Rama thotë se ka aplikuar në KQZ me letërnjoftim të Kosovës

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

 “E kam letërnjoftimin e Republikës së Kosovës dhe kam aplikuar me letërnjoftim të Republikës së Kosovës”, është deklaruar për Albanian Post, Përparim Rama, kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës, nga LDK, për zgjedhjet e 17 tetorit.

“Nuk kam ide, çka ka ndodhë”, vazhdon më tej Rama duke dëshmuar se letërnjoftimin e Republikës së Kosovës e ka që nga qershori i këtij viti.

“E kam marrë dokumentin nga Ministria e Punëve të Brendshme. Tash në qershor e kam marrë letërnjoftimit, shihet data në letërnjoftim”, ka shpjeguar Rama.

Kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, i ka dalë “problem” për tu certifikuar si kandidat garues për të parin e Prishtinës.





Të ngjashme