Alvaro Cervera, trajneri i Cádiz, e di se të shtunën mbrëma do ta kenë të vështirë kundër Barcelonës, ani pse të besuarit e tij kanë marrë zemër ndaj skuadrave të mëdha, pasi e kanë mposhtur Real Madridin. Vet fakti që do ta kenë Messin përballë, sipas Cervera do të thotë shumë. Ai ka vetëm fjalë […]
“Nuk kemi plan të veçantë për ta ndalur Messin, ai është gjithmonë më i miri”

Alvaro Cervera, trajneri i Cádiz, e di se të shtunën mbrëma do ta kenë të vështirë kundër Barcelonës, ani pse të besuarit e tij kanë marrë zemër ndaj skuadrave të mëdha, pasi e kanë mposhtur Real Madridin.
Vet fakti që do ta kenë Messin përballë, sipas Cervera do të thotë shumë.
Ai ka vetëm fjalë të mira për 33-vjeçarin e Barçës dhe tregon dallimin mes tij dhe futbollistëve tjerë që cilësohen më të mirët në botë.
“Ne nuk do ta markojmë veçantë Messin”, u shpreh Cervera.
“E mira e Messit është se kur nuk shënon tre gola ai është përsëri më i miri. Ndryshe nga lojtarët e tjerë, të cilët flasin vetëm për ta kur shënojnë”.











